Bonucci: Nuk kam qenë mjaftueshëm i mirë
Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, ka komentuar së fundmi formën e tij në ndeshjet e fundit.
Sport
Qendër mbrojtësi i Juventus ka pranuar se ai nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë gjatë sezonit të kaluar dhe dëshiron që të kthehet në formën e dikurshme.
Bonucci është rikthyer tek Juve nga Milan gjatë sezonit të kaluar, duke ndihmuar skuadrën për një tjetër ‘Scudetto’.
“Objektivi im është të ndihmojë skuadrën që të arrihen të gjitha objektivat” ka thënë lojtari për ‘Sky Sport Italia”, transmeton lajmi.net.
“Kur të fillojë sezoni, ne duhet të mendojmë për to. Në nivelin personal, unë dua të kthehem aty ku isha dy vite më parë, me standardet që tifozët janë mësuar të shohin nga unë” ka thënë tutje italiani.
Presioni tashmë është i tëri mbi lojtarin 32 vjeçar, i cili duhet të jap maksimumin, pas ardhjes së Matthijs de Ligt në Torino. /Lajmi.net/