Yjet e Superligës së Koresë i shënojnë Juventusit, festojnë sikur Ronaldo
Yjet e Superligës koreane kanë arritur të luajnë baras me kampionët e Serie A, me rezultatin 3:3.
Sport
Koreanët kaluan në epërsi shumë herët, por, pjesa më interesante e këtij takimi erdhi pas golit të dytë nga yjet e K-League.
Cesinha ishet ai shënoi golin e dytë, për t’i dhënë epërsinë e dytë yjeve, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.
Lojtari zgjodhi që të festonte në stilin e yllit të Juventus, Cristiano Ronaldo, e gëzimin e tij e përcollën edhe dy shokë të skuadrës.
Cesinha gives Team Korea the lead against Juventus and celebrates CR7 style ⚽ pic.twitter.com/S26wu3KdQH
— Lorenzo Bettoni (@LoreBetto) July 26, 2019
Ronaldo ishte në bankën e rezervës kur ndodhi ky moment, por reagimi i tij ishte normal. /Lajmi.net/