Juve nuk arrin fitore kundër yjeve të Superligës së Koresë, shënohen plot gjashtë gola
Juventus dhe yjet e Superligës së Koresë, kanë luajtur baras, me rezultatin 3:3, në një miqësore.
Sport
Të udhëhequrit e Maurizio Sarri nuk arritën të shënojnë fitore, duke e gjetur vetën në disavantazh qysh në minutat e para të takimit.
Më të mirët e K-League arritën të zhbllokojnë rezultatin me anë të golit të shënuar nga Osmar, në miuntën e 7’, shkruan lajmi.net.
Përgjigja ishte e shpejtë nga ‘Zonja e vjetër’, të cilët pas dy minutave realizuan me anë të Simone Muratore.
Vendasit shënuan edhe një herë në minutën e 45’, për të shkuar në pushim me epërsi prej 2:1, me Cesinha që shtyu topin në rrjetë.
Yjet e K-League nuk u ndalën dhe befasuan përsëri, duke shënuar për 3:1 me anë të Adam Taggart, në minutën e 50’, shkruan lajmi.net.
Blaise Matuidi arriti të zbehte epërsinë kur në minutën e 78’ shënoi golin e dytë për italianët, të cilët pas tre minutave do të barazonin me anë të Matheus Pereira. /Lajmi.net/