Dybala merr vendimin për të ardhmen
Paulo Dybala dëshiron të largohet nga Juventus.
Sport
Gazeta ‘Tuttusport’, e afërt me Juventusin, bën të ditur se Pauly Dybala dëshiron të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ këtë afat kalimtar, përcjell lajmi.net.
Për ta bërë këtë, ai ka kohë pak më shumë se një muaj, por nëse dëshiron të transferohet në Premierligë, duhet ta bëjë brenda 15 ditëve të ardhshme, sepse afati kalimtar atje përfundon më 8 gusht.
Mediet në Itali raportojnë se pas zhvillimeve të fundit, Juventus dëshiron të përfshijë Dybalan në një ofertë që do ta dërgonte atë te Manchester United, në shkëmbim për Paul Pogban.
Dybala është i hapur për të shkuar në Premierligë, por PSG gjithashtu ka treguar interesim të fortë për të, sidomos nëse Neymar largohet këtë verë./Lajmi.net/