Juventus prezanton fanellat e dyta për sezonin e ri
Juventus ka lansuar fanellat e reja për sezonin 2019/2020 që skuadra do të vesh në ndeshjet në udhëtim.
Sport
Kampionët e Italisë kanë vendosur që në sezonin e ri, të përdorin fanella të bardhë në ndeshjet si mysafirë.
Është ‘Adidas’ që ka dizajnuar këto fanella të Juventusit, dhe në mesin e tyre shfaqet sponsori, kompania ‘Jeep’, shkruan lajmi.net.
Këto fanella u prezantuan nga Mirelem Pjanic, Moise Kean, Paulo Dybala dhe futbollistja e ekipit të femrave, Eniola Aluko.
Ky prezantim i fanellave është bërë në Kinë, atje ku po qëndron Juventus./Lajmi.net/