Nissan zyrtarizon largimin e 12,500 punëtorëve nga puna

Nissan ka njoftuar se do të shkurtojë rreth 12,500 vende pune në nivel global ndërsa zbuloi se fitimet operative tremujore kishin rënë me 98,5 për qind.

Auto & Tek

25/07/2019 09:29

Kompania japoneze e makinave do të ulë prodhimin me rreth 10 përqind deri në fund të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Nissan nuk tregoi se kur do shkurtojë numrin e punëtorëve, duke lënë 7,000 njerëz në staf në fabrikën e Sunderlandit të kompanisë, duke u përballur me një periudhë pasigurie.

Shkurtimet e punës u njoftuan të enjten krahas rezultateve të prodhimit të makinave në tremujorin e parë, të cilat treguan një rënie prej 98.5 për qind në fitimin operativ krahasuar me një vit më parë. /Lajmi.net/