Shënoi autogol, Sarri ka këto fjalë për De Ligt

Maurizio Sarri lavdëroi paraqitjen e Gianluigi Buffon gjatë ekzekutimit të penalltive në fitoren e Juventusit ndaj Interit, duke këmbëngulur se Matthijs de Ligt nuk ka përgjegjësi për shfaqjen e tyre të dobët në gjysmëfinale.

Sport

25/07/2019 09:30

Buffon bëri tre pritje gjatë penalltive, në fitoren 4-3 ndaj zikaltërve, pasi koha e rregullt përfundoi baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup.

Autogoli i De Ligt në minutën e 10’ në ndeshjen e parë si titullar i dha epërsinë Interit, pas krosimit nga Stefano Sensi, transmeton lajmi.net.

“Fuqia e madhe e Buffon është se ai është një luftëtar i lindur. Ai ishte i gatshëm kur u thirr dhe ishte i jashtëzakonshëm gjatë penalltive”, tha Sarri për Sportitalia.

”Ne mund të përmirësohemi, veçanërisht duke bërë presion për të fituar topin kur mbrohemi. Ne duhet të përqendrohemi në mbrojtje duke shkuar përpara, duke mos lejuar që ata të jenë pas nesh”.

“Është normale që duhet një kohë për të ndryshuar atë mentalitet. Përgjegjësia e asaj përformance të dobët nuk është faji i De Ligt, pasi raste të tilla ndodhin shpesh”, deklaroi italiani. /Lajmi.net/