Facebook dënohet me pesë miliardë dollarë
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) në Uashington ka dënuar rrjetin social ‘Facebook’ me një shumë prej pesë miliardë dollarësh për shkeljen e një rregullimi privatësie më 2011-ën, ditën e mërkurë.
Auto & Tek
Gjiganti i rrjeteve sociale u urdhërua të krijonte shënues të rinj mbikëqyrës për grumbullimin dhe trajtimin e të dhënave personale nga FTC, njofton The New York Times, transmeton lajmi.net.
Si pjesë e marrëveshjes, FTC i kërkoi rrjetit social të krijojë një komision të emëruar në mënyrë të pavarur të privatësisë në bordin e saj; caktojë oficerë për të mbikëqyrur një program të privatësisë; t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta të privatësisë që duhet t’i nënshtrohen krye-shefit ekzekutiv, Mark Zuckerberg dhe të tjerëve; dhe të emërojë një vlerësues të jashtëm për të monitoruar trajtimin e të dhënave.
Përveç kësaj, agjencia gjobiti Facebook pesë miliardë dollarë për shkeljen e një rregullimi të privatësisë më 2011-ën.
Gjoba ishte një rekord nga qeveria federale kundër një kompanie të teknologjisë. /Lajmi.net/