De Ligt shënon autogol, Interi në epërsi

Interi ka kaluar pas vetëm 10 minutave në epërsi ndaj Juventusit, në ndeshjen e zhvilluar në Kinë.

Sport

24/07/2019 14:05

Takimi i cili po zhvillohet në kuadër të International Champions Cup solli golin e parë vetëm pas 10 minutave.

Ishte blerja e re e Juventusit, Matthijs de Ligt i cili realizoi në portën e gabuar pas një harkimi nga lojtari i Inter.

Më poshtë mund të shihni autogolin e holandezit, i cili nuk pati kujtime të bukur as në ndeshjen debutuese ndaj Tottenham. /Lajmi.net/