Kjo do të jetë skuadra e re e Filipe Luis

Ish mbrojtësi i Chelsea dhe Atletico Madrid, Filipe Luis, karrierën do ta vazhdojë në Brazil.

Sport

23/07/2019 08:15

33 vjeçari gjatë fundjavës së kaluar njoftoi se po largohet nga Atletico Madrid, fanellën e të cilës skuadër e veshi për nëntë sezone, në dy periudha.

ESPN raporton se Luis ka nënshkruar kontratë prej dy vite e gjysmë me brazilianët e Flamengos, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi rikthehet në Brazil për herë të parë së pas largimit si i ri nga Figueirenese në vitin 2004.

Gjatë karrierës së tij në Evropë, Luis për një sezon ka veshur edhe fanellën e Chelsea, kur trajner ishte Jose Mourinho (2014-2015)./Lajmi.net/