Nuk do të ketë akuza për Cristiano Ronaldon, lidhur me rastin e përdhunimit

Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka marrë një lajm shumë të mirë.

Sport

22/07/2019 21:20

Cristiano Ronaldo thuhej se kishte përdhunuar një grua në Las Vegas, çështje kjo që kishte bërë bujë të madhe në botë.

Sipas raportimeve të fundit në mediet britanike, Ronaldo nuk do të përballet me akuza për ngacmime seksuale, transmeton lajmi.net.

Avokatët e palës akuzuese kanë bërë të ditur se nuk do të ndalin padinë ndaj lojtarit, e cila zgjati për thuajse 10 vite.

Ishte viti 2009 kur një grua kishte insistuar se është përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, dhe që atëherë kjo temë e ka ndjekur portugezin.

Vitin e kaluar, ajo ishte rishfaqur duke thënë se portugezi ishte ai që e sulmoi atë, por së fundmi duket se akuzat do të ndalen. /Lajmi.net/