Rabiot ‘përdhos’ PSG: Tek Juve gjithçka më mirë, edhe stërvitjet

Ylli francez i futbollit, Adrien Rabiot, ka komentuar situatën e tij të re tek Juventus, duke bërë edhe disa krahasime me ish skuadrën e tij PSG.

Sport

22/07/2019 20:00

Rabiot ka kaluar tek Juventus gjatë kësaj vere si transferim i lirë, pasi ishte i pakënaqur me kampionët e Ligue 1.

Lojtari ka zbuluar se tek Juve gjithçka është më e mirë, madje edhe stërvitjet janë më të forta dhe vështira.

“Impresionet e para kanë qenë të mira. Jam i lumtur që jam këtu dhe dua të punojë mirë. Ndeshja e parë më dha ndjenja të mira” ka thënë Rabiot, transmeton lajmi.net.

“Është herët të bëhen krahasime, por shihet se puna është me fortë në futbollin italian sesa në atë francez” ka thënë tutje mesfushori.

Kanë kaluar 10 muaj që kur lojtari kishte luajtur ndeshjen e fundit tek Paris Saint Germain dhe ai është dukur i lumtur me paraqitjen e tij kundër Tottenham. /Lajmi.net/