Si ta ulni nivelin e sheqerit në gjak përmes pirjes së çajit
Sipas disa studimeve, pirja e çajit të zi mund të ndihmojë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.
Lifestyle
Hulumtimet e publikuara në Revistën Klinike të Nutricionit të Azisë Pacifike eksploruan ndikimet e çajit të zi në pacientët para-diabetik, transmeton lajmi.net.
Shkencëtarët zbuluan se si çaji ndikoi tek 24 pjesëmarrës të moshës 20-60 vjeçare, transmeton.
Studimi tregoi se dobishmëria e këtij çaji arrihej vetëm nëse nuk konsumohej me sheqer – pasi kjo praktikë ka potencialin për të zvogëluar glukozën e gjakut pas konsumimit.
Një tjetër studim, i botuar nga NCBI, tregon gjetje të ngjashme.
Hulumtimi analizoi të dhënat nga më shumë se 40 mijë pacientë.
Këta pjesëmarrës iu përgjigjën një pyetësori mbi zakonet e tyre ushqimore – kështu që hulumtuesit ishin në gjendje të kuptonin se cilat pije të nxehta konsumonin rregullisht.
Ata që konsumuan çaj ose kafe tri herë në ditë ulën rrezikun e diabetit të tipit 2 në 40%.
Ndërsa kërkimet ende janë në idil të tyre, juve iu rekomandohet të ndërmerrni hapa të tjerë për të monitoruar nivelet e sheqerit në gjak.
Nëse jeni i shqetësuar për këtë lloj diabeti, është e këshillueshme që të kontaktoni mjekun e përgjithshëm. /Lajmi.net/