Marca: Ky është favoriti kryesor për Topin e Artë
Cristiano Ronaldo është në mesin e favoritëve kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit.
Sport
Ylli portugez i Juventusit,është konkurrent për të fituar për të gjashtën herë Topin e Artë.
Kështu shkruan ‘Marca’, në një analizë të gjatë të tyre për sezonin e Cristiano Ronaldos te Juventus dhe te Kombëtarja e Portugalisë.
Në bazë të opinioneve të para të mbledhura, Ronaldo duhet të jetë pranë triumfit personal, pasi vitin e kaluar Luka Modric ndërpreu dominimin 10-vjeçar të portugezit dhe Lionel Messit.
Sipas “Marcas” 34-vjeçri është një nga favoritët kryesorë bashkë me Kylian Mbappé, Sadio Mané e Virgil Van Dijk./Lajmi.net/