‘iOS’-i i ardhshëm me një super-veçori, do bëjë që t’iu zgjasë bateria më shumë

Përditësimi i sistemit operativ 'iOS13' i 'iPhone'-it do të nisë këtë vjeshtë, duke përfshirë një veçori të re që do ta bëjë baterinë tuaj të iPhone të zgjasë shumë më gjatë.

Auto & Tek

18/07/2019 14:09

Është një problem që shqetëson shumicën e përdoruesve të ‘iPhone’-it, por mos-zgjatja e baterisë tashmë mund të jetë vetëm një problem i së kaluarës, transmeton lajmi.net.

Përditësimi i ri i radhës së sistemit operativ ‘iOS’ do ketë një karakteristikë të re që do bëjë baterinë e smartfonit tuaj të zgjasë më shumë sesa më herët.

Ndërsa një numër i konsiderueshëm i njerëzve ngarkojnë telefonat brenda natës, ngarkimi i baterisë në 100% mund të dëmtojë baterinë tuaj.

Përditësimi përmban një veçori të quajtur ‘Optimised Battery Charging’, i cili në rast aktivizimi, do ta mbushë baterinë tuaj vetëm deri në 80%, në mënyrë që ta mbrojë atë.

“Një opsion i ri që ndihmon në ngadalësimin e shkallës së plakjes së baterisë”, deklaroi gjiganti teknologjik ‘Apple’. /Lajmi.net/