7 arsyet pse Barcelona nuk e transferoi De Ligtin
Barcelona e dëshiroi, por në fund Matthijs de Ligt nënshkroi për Juventusin.
Sport
19-vjeçari u zyrtarizua si lojtar i ‘Bardhezinjëve’ pak momente më parë dhe ka disa arsye pse ai nuk u bashkua me ish-shokun e tij te Ajax, Frenkie de Jong në ‘Camp Nou’.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell shtatë arsyet pse nuk ndodhi transferimi i holandezit te Barca:
1. Paga e tij
Barcelona nuk dëshironte të paguante shumën që i ofroi Juventusi.
Agjenti Mino Raiola po kërkonte 12 milionë euro në vit për klientin e tij dhe Barcelona tha se nuk ka.
2. Raiola kërkoi një shumë parash për vete për ta realizuar transferimin
Asnjëherë nuk është e lehtë të bësh marrëveshje me Raiolan, veçanërisht kur ai e do një pjesë të parave nga shuma e transferimit, prandaj klubi katalonas nuk deshi ta paguajë atë.
3. Barca ka mjaftueshëm qendërmbrojtës
Barcelona nuk ishte e interesuar për De Ligtin nga nevoja, pasi ata tashmë kanë disa opsione në atë pozitë me Gerard Piquen, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo.
Fakti që ata nuk duhet absolutisht të nënshkruajnë me një qendërmbrojtës do të thotë se ata në fund të fundit mund të thonë jo për kërkesat e tij dhe të agjentit të tij.
4. Nevoja që De Ligt të përmirësohet edhe më shumë
Fakti se disa persona në klubin spanjoll këmbëngulën se De Ligt duhet t’i përmirësojë disa aspekte të lojës së tij, bënë që ai të mos i bashkohej Barçës.
5. Dëshira e lojtarit
De Ligt nuk ishte shumë i përkushtuar për t’iu bashkuar Barcelonës dhe përfundimisht s’e bëri, ndryshe nga De Jong i cili erdhi në Spanjë me dëshirë të plotë.
6. Blerja e mundshme e Neymarit
Barça nuk ka para mjaftueshëm për t’i blerë të gjitha lojtarët, prandaj fakti se klubi e pati mundësinë për ta blerë Neymarin, ndikoi që të hiqej dorë nga holandezi.
7. Këmbëngulja e Juventusit
De Ligt u shpërblye me çmimin djaloshi i artë 2018 në Torino dhe këtu nisi kontakti mes tyre.
Nga ky moment, Juventusi ka këmbëngulur dhe përfundimisht ia ka arritur qëllimit për ta rrëmbyer atë. /Lajmi.net/