De Ligt jashtë skuadrës së Ajax, afrohet edhe më shumë me Juventus

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam, Matthijs De Ligt, nuk do të jetë pjesë e skuadrës holandeze për turneun parasezonal.

Sport

13/07/2019 16:13

De Ligt është afër një transferimi tek skuadra e Juventus, dhe për këtë arsye nuk do të udhëtoj drejt Austrisë me pjesën tjetër të skuadrës, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve të fundit, holandezi ka arritur një marrëveshje që t’i bashkohet skuadrës nga Serie A, ku do të fitojë rreth 12 milionë për sezon.

Mino Raiola thuhet të ketë udhëtuar drejt Milanos për tu takuar me drejtorin sportiv të ‘Zonjës së vjetër’ dhe për ta mbyllur marrëveshjen.

Juventus dëshiron ta zyrtarizojë këtë transferim para ditës së hënë. /Lajmi.net/