Konfirmon agjenti: Interin dëshiron Lukakun

Agjenti i Romelu Lukakut ka konfirmuar se Interi është duke u përpjekur të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United.

Sport

25/06/2019 21:43

Federico Pastorello u takua me drejtuesit e Interit në zyrat e klubit të martën pasdite, në mes të spekulimeve në rritje që i lidhin ‘Nerazzurrët’ me Lukakun dhe shokun e tij Valentino Lazaron.

“Ne folëm për [Edoardo] Vergani për shkak të situatës së tij më urgjente”, tha Pastorello, transmeton lajmi.net.

”Lukaku është një ëndërr, i vështirë për t’u arritur, por asgjë nuk është e pamundur”.

”Romelu publikisht ka treguar dëshirat dhe planet e tij. Le të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai. /Lajmi.net/