Capello: Nënshkrimi i De Ligt me Juventus i jep fund garës në Serie A

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, beson se sezoni i Serie A do të marrë fund akoma pa filluar, në rast se De Ligt nënshkruan me Juventus.

Sport

24/06/2019 18:21

Matthijs De Ligt është një prej emrave më të përfolur të merkatos së kësaj vere, me skuadrat e Barcelonës, PSG dhe Juventus që zhvilluan garë të ashpër për të.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari është shumë afër marrëveshjes me Juventus, për një transferim që do t’i kushtonte ‘Zonjës së vjetër’ plot 70 milionë euro.

Capello beson se transferimi i këtij lojtari do ta përforconte shumë Juven, sa do t’i jepte fund garës për titullin.

“Nëse Juve nënshkruan me De Ligt, merr fund përsëri. Shkojmë direkt në sezonin pasues” ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

“De Ligt është mbrojtësi më i mirë. Ai të lë të mbrohesh vetëm me dy lojtarë, duke iu dhënë liri mbrojtësve të krahut, siç ka bërë tek Ajax.”

“Me të, Juve kap ‘jackpotin’. Pa të, të tjerët (Inter, Napoli), mund të afrohen” ka shtuar ndër të tjerash ish trajneri i Juventus.

Mbetet të shihet nëse Juventus vërtetë do ta fitojë edhe një tjetër titull në Serie A, për të vazhduar ‘monopolin’. /Lajmi.net/