Pushoni fëmijën tuaj së qari menjëherë, duke i masazhuar këto pjesë trupore
Refleksologjia është praktika e masazhimit të këmbëve për të stimuluar nerva të caktuara në trup.
Lifestyle
Këto mbaresa nervore korrespondojnë me organet dhe zonat në trup, kështu që ju mund të krahasoni masazhin me kurim, transmeton lajmi.net.
Vazhdoni të lexoni pikat kryesore të masazhit për fëmijën tuaj:
Koka dhe dhëmbët. Masazhimi i këmbëve mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur foshnjave po i dalin dhëmbët. Siç sugjeron “MamasMakeMilk”, mund ta bëni edhe kur ata janë në gjumë, kështu që ata kanë më pak gjasa të përjetojnë dhimbje.
Gjoksin: Ju mund ta provoni këtë për foshnje me mbingarkesë në gjoks, sipas David Wolfe. Shputat e këmbëve në harkun e tyre kanë lidhje nervore me pjesën e gjoksit. Aplikimi i presionit në këtë pikë në një lëvizje rrethore mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimit në lidhje me kollitjen.
Masazhimi i sinuseve: Pikat e presionit që korrespondojnë me sinuset janë në qendër (e poshtëme) të këmbëve të fëmijës suaj. Aplikimi i presionit të lehtë në këto vende mund të ndihmojë me dhimbjen e sinusit dhe një sërë simptomash si një të ftohur ose të lidhura me sistemin e frymëmarrjes. /Lajmi.net/