De Ligt si Ronaldo, i eliminon dhe pastaj bashkohet me Juventusin

Në prill ai eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve, si Ronaldo vitin e kaluar: Cristiano pastaj erdhi në Torino, tani edhe Matthijs de Ligt po e pret fati i njëjtë.

Sport

23/06/2019 19:33

Fitorja 2-1 e Ajax në Ligën e Kampionëve apo kthimi i çerekfinales – mund të jetë e njëjtë me atë të Ronaldos një vit më parë.

Kjo lojë ndryshoi reputacionin e De Ligt në Itali – në 90 minuta Matthijs shkoi nga një “talent i madh” tek “një nga mbrojtësit më të mirë në botë” – por Juve kishte menduar rreth kësaj për muaj të tërë, transmeton lajmi.net.

Dhe tashmë mbrojtësi holandez është shumë afër marrëveshjes me kampionët e Italisë, ndërsa pikërisht goli i tij eliminoi ‘Zonjën e Vjetër’ nga Liga e Kampionëve edicionin që lamë pas.

E njëjta histori ishte edhe dy sezone më parë, kur goli nga pika e bardhë i Cristiano Ronaldos dërgoi në finale Real Madridin dhe në shtëpi Juventusin.

Gjithsesi, blerja e 19-vjeçarit po konsiderohet si një nga më të qëlluarat nga ana e drejtuesve të Juves, që synojnë me çdo kusht triumfin në LK sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/