Bentancur vazhdon kontratën me Juventus, tregon synimin e tij

Skuadra e Juventus ka arritur që të nënshkruajë rinovimin e kontratës me yllin e mesfushës.

Sport

22/06/2019 19:01

Uruguaiani Rodrigo Bentancur do të jetë pjesë e Juventus të paktën deri në vitin 2024, sipas kontratës së re, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të mbush 22 vite javën e ardhshme. Ai ishte transferuar tek Juve gjatë 2017-ës, për shumën e 12.5 milionë eurove.

Kontrata e tij do të skadonte në vitin 2022, por ai ka shtuar edhe dy vite në kontratën e tij, të cilën e ka rinovuar së fundmi.

Pas këtij nënshkrimi, lojtari ka bërë të ditura edhe synimet e tij për edicionin e ardhshëm.

“Synimi është që të fitojmë gjithçka me Juventus në sezonin e ardhshëm” ka thënë Bentancur, transmeton lajmi.net.

Këtë sezon, Bentancur realizoi dy gola dhe shtoi tre asistime në 40 paraqitje me ‘Bianconeri’. /Lajmi.net/