A do të jetë kjo skuadra e re e Coutinhos?

Paris Saint Germain janë të gatshëm t’i paraqesin ofertë Barcelonës për Philippe Coutinhon.

Sport

18/06/2019 17:45

‘AS’ shkruan se drejtori i ri sportiv, Leonardo, do të fillojë të punojë për transferimin e Coutinhos në Francë, përcjell ‘lajmi.net’.

Leonardo që ka raporte të mira me Coutinhon, do të pres përfundimin e Kupës së Amerikës, për të filluar negociatat me Barcelonën për transferimin e 26 vjeçarit në ‘Parkun e Princave’.

Coutinho i lindur në vitin 1992, ka kontratë me spanjollët deri më 30 qershor të vitit 2023.

Chelsea dhe Juventus po ashtu janë të interesuara për lojtarin./Lajmi.net/