Hoxhaj: Dekada e Re do të jetë adresë e secilit qytetar
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se së bashku me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli, sot kanë qenë në Ferizaj për t’i takuar strukturat e reja atje.
Lajme
Këtë e ka bërë të ditur Hoxhaj në rrjetin social Facebook.
“Me kryetarin Kadri Veseli qëndruam në Ferizaj për t’i takuar strukturat e reja të partisë, nën udhëheqjen e Agim Aliut. Platforma #DekadaeRe do të jetë adresa e secilit qytetar për mirëqenie, zhvillim dhe integrim në shoqërinë evropiane”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.