Dëmtohet xhamia e Namazgjahut, reagon Haskuka
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar për dëmtimet në xhaminë e Namazgjahut në Prizren.
Lajme
Në një postim në Facebook, Haskuka ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët.
Dëmtimi i pronës publike është vandalizëm dhe i sanksionuar me ligj, ndërsa dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore është vepër penale. Sipas ligjeve në fuqi, dënimi për këto vepra mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.
Dëmtimet e shkaktuara në xhaminë e hapur të Namazgjahut janë akte kriminale nga njerëz të papërgjegjshëm dhe qyqar.
Ftoj Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët në mënyrë që t’i marrin dënimet e merituara.
Objektet e trashëgimisë kulturore janë pasuri e përbashkët që e dallojnë Prizrenin si qytet historik dhe për to duhet të kujdesemi sikurse që kujdesemi për shtëpinë tonë. /Lajmi.net/