MMPH mbështetë Gjilanin me 250 mijë euro për ndërtimin e shtratit të lumit Mirusha
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e punimeve në lumin Mirusha.
Lajme
Sipas këtij memorandumi, Ministria e Mjedisit e financon këtë projekt në shumën prej 250 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë që del jashtë kësaj shume, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin, në shumë fusha, e në veçanti për përfundimin e këtij projekti kapital, duke shtuar se është i lumtur që gjilanasve po i hiqet lloçi dhe vadat.
Kryetari Haziri dhe Matoshi janë dakorduar që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të përurojnë projektin e lumit Mirusha në Gjilan. /Lajmi.net/