Kërçeli: Rama s’e ka me VV, por me lidershipin e LDK-së – Pse a Lëvizja po i shkarkon drejtorët e LDK-së a kryeshefin e Termokosit nga LDK-ja?

Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendose, Ilir Kërçeli ka reaguar pas deklarimeve të vazhdueshme të Përparim Ramës drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje. Kërceli njoftoi se mollë sherri në fakt është “Termokosi”, e që sipas tij Rama nuk  e ka problemin me VV-në, por me lidershipin e LDK-së të cilëve edhe po ua shkarkon drejtorët në…

Lajme

19/06/2026 11:58

Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendose, Ilir Kërçeli ka reaguar pas deklarimeve të vazhdueshme të Përparim Ramës drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Kërceli njoftoi se mollë sherri në fakt është “Termokosi”, e që sipas tij Rama nuk  e ka problemin me VV-në, por me lidershipin e LDK-së të cilëve edhe po ua shkarkon drejtorët në Prishtinë.

Rama në fakt së fundi ka shkarkuar të gjithë bashkëpunëtorët e Lumir Abdixhikut nga pozitat e drejtëorëve që mabnin në Prishtinë.

Në mesin e tyre edhe më të afërmin, Sokol Havollin.

E Kërceli tha se “Përparimi nuk e ka me Lëvizjen Vetëvendosje! Përparimi e ka me lidershipin e LDK-së. Po dëshiron me tregu që për me fol budallaki, nuk ka kush qe ia zenë vendin e parë. LDK tash duhet me i pagu faturat, mirëpo edhe pse LDK paguan faturat, porosia shkon te PDK.Pse a Lëvizja Vetëvendosje! Po i shkarkon drejtorët e LDK-së? Pse a Lëvizja po e përjashton kryeshefin e Termokosit nga LDK a?”.

Ai madje tha se nëse Rama ka ambicie për nivel nacional, më mirë të dorëhiqet nga Prishtina.

“Përparim pasi që po ki ambicie për nivel nacional, e për kryetar të LDK-së, jep dorëheqje. Mos i mbaj  peng qytetarët e Prishtinës. Liro vendin për ata që duan të punojn per kryeqytetin e qytetarët.

Merri përsiper obligimet e qiramarrësit të LDK-së e vazhdo tutje.”/Lajmi.net/