Ballkani Perëndimor pikë e 13-të në agjendën e samitit të Këshillit Europian, Costa: Ka një hov të ri në procesin e zgjerimit
Këshilli Europian do të mblidhet edhe sot në samitin dyditor që nisi dje në Bruksel. Në agjendë të Këshillit për diskutim do të jetë edhe Ballkani Perëndimor si pika e 13’të. Presidenti i Këshillit Europian, Antonoi Costa, në ftesën dërguar anëtarëve ka përmendur samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Mal të Zi,…
Lajme
Këshilli Europian do të mblidhet edhe sot në samitin dyditor që nisi dje në Bruksel.
Në agjendë të Këshillit për diskutim do të jetë edhe Ballkani Perëndimor si pika e 13’të.
Presidenti i Këshillit Europian, Antonoi Costa, në ftesën dërguar anëtarëve ka përmendur samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Mal të Zi, duke thënë se ka një “hov të ri” në procesin e zgjerimit.
“Së bashku me momentumin e ri lidhur me Ballkanin Perëndimor, siç u pa gjatë samitit tonë të fundit në Tivat me partnerët e atij rajoni, ka një hov të ripërtërirë në procesin e zgjerimit”, tha ai.
Në krye të agjendës së këtij samiti do të jetë Ukraina dhe mbështetja e Unionit ndaj saj.
“Ukraina ka dëshmuar sërish sukses në fushëbetejë, ndërsa Rusia po dështon të arrijë objektivat e saj ushtarake dhe strategjike. Sjellja gjithnjë e më e pamatur dhe e papërgjegjshme e Rusisë ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Europian është e papranueshme dhe tregon të kundërtën e forcës. Qasja jonë me dy drejtime – mbështetja për Ukrainën dhe rritja e presionit ndaj Rusisë – po jep rezultate”, tha Costa.
Ai tha se ky takim i Këshillit do të ofrojë një mundësi për të dërguar “një sinjal të fortë uniteti” dhe shpalosi pritshmëritë e tij për të mirëpritur hapjen e grupit të parë të kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.
Dje udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të enjten të rinovojnë sanksionet ndaj Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës për edhe 12 muaj, tha një zëdhënës i kryesuesit të takimit.
Vendimi i së enjtes në këtë samit në Bruksel shënoi herën e parë që këto sanksione — të cilat synojnë sektorë të caktuar të ekonomisë ruse — rinovohen për një periudhë njëvjeçare. Më parë ato janë zgjatur çdo gjashtë muaj.