Flaka Krelani tregon se a është në lidhje dashurie
Flaka Krelani ka folur për jetën e saj private.
ShowBiz
E ftuar sot në emisionin “Xing me Ermalin” këngëtarja u pyet nëse është në ndonjë lidhje dashurie, shkruan lajmi.net.
Fillimisht në pyetjen e Ermalit se si quhet i dashuri i saj, këngëtarja përgjigjet ‘Nuk ta them’.
Por pas insistimit të moderatorit, Flaka e mohoi se është në një lidhje duke u shprehur “Do të isha fatlume nëse do ta dija edhe unë emrin e tij”.
Këngëtarja ka një kohë që nuk është aktive në skenën e muzikës. /Lajmi.net/