Vajza e Shkurte Fejzës, Agnesa Behluli martohet – kryetari Përparim Rama kurorëzon dashurinë e çiftit

Në familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka nisur atmosfera festive. Vajza e saj, Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë këtë të diel, duke kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni të veçantë familjare. Pamje nga momentet emocionuese janë publikuar nga “Prive”, ku shihet atmosfera e ngrohtë dhe emocionet që kanë shoqëruar këtë…

ShowBiz

16/06/2026 20:56

Në familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka nisur atmosfera festive.

Vajza e saj, Agnesa, i ka dhënë fund beqarisë këtë të diel, duke kurorëzuar dashurinë e saj në një ceremoni të veçantë familjare.

Pamje nga momentet emocionuese janë publikuar nga “Prive”, ku shihet atmosfera e ngrohtë dhe emocionet që kanë shoqëruar këtë ditë të rëndësishme për familjen Fejza.

Një nga momentet më prekëse ishte ai kur pranë Agnesës u pa motra e saj, Gresa, e cila e kapluar nga emocionet nuk mundi t’i përmbante lotët.

Videoja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë uruar çiftin për këtë hap të ri në jetën e tyre.

Ndërkohë, familja po bëhet gati edhe për një tjetër ngjarje të madhe. Agnesa dhe partneri i saj pritet të organizojnë një dasmë madhështore më 19 qershor, në një nga lokacionet më luksoze në Prishtinë.

Dasma pritet të mbledhë familjarë, miq dhe shumë figura të njohura të estradës shqiptare, duke qenë se Shkurte Fejza mbetet një nga emrat më të respektuar të muzikës shqiptare.