Theret me thikë një person në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
Një person është therur me thikë sot në Fushë Kosovë. Rasti ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën “Metush Krasniqi”, shkruan lajmi.net. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Sot rreth orës 15…
Lajme
Një person është therur me thikë sot në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:40 në rrugën “Metush Krasniqi”, shkruan lajmi.net.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 15 :40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën Metush Krasniqi në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, tha Ahmeti, /Lajmi.net/