Arratisja e të paraburgosurit nga spitali, Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve korrektues
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e dy zyrtarëve të Shërbimit Korrektues që ishin përgjegjës për sigurinë e të paraburgosurit që iku sot nga spitali.
Lajme
Lajmi.net ka raportuar më herët se personi i cili ka ikur nga paraburgimi ka qenë i përfshirë në plagosjen e menagjerit të ‘ON Records’, Met Elshani, shkruan lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se zyrtarët e arrestuar janë të moshës 53 vjeçare, respektivisht 42 vjeç dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ju njoftojmë se sot, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar dy persona, zyrtarë të Shërbimit Korrektues, lidhur me rastin, Arratisje e personit te privuar nga liria.
Rasti ka ndodhur me datën 24.05.2019 rreth orës 04:00, në Qendrën Klinike Universitare – Reparti i Ortopedisë, ku po trajtohej një person i dyshuar:
Ø A.K. mashkull, 23 vjeçar, Shtetas i Republikës së Kosovës, për Veprën Penale, “Vrasje e mbetur në tentativë”.
I dyshuari ka qenë nën masën e paraburgimit dhe për sigurinë e tij ishin përgjegjës zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhë rasti , nga policia janë arrestuar dy persona :
- F. Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe
- R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës,
të cilët pas intervistimit, me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së./Lajmi.net/