ZYRTARE: Chelsea ia vazhdon kontratën lojtarit

Chelsea ia ka vazhduar kontratën portierit Willy Caballero, i cili ka nënshkruar edhe për një vit me ‘Blutë’ e Londrës, duke qëndruar në ‘Stamford Bridge’ edhe gjatë sezonit 2019/2020.

Sport

22/05/2019 18:21

Willy Caballero do të jetë pjesë e Chelsea edhe në sezonin e ri.

Portieri argjentinas ka qenë numri dy te Chelsea pas Kepa Arrizabalaga, duke u përdoruar nga trajneri Maurizio Sarri vetëm në ndeshjet e kupës.

“Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me Chelsea dhe shpresojë që do të kemi një sezon të mirë duke arritur shumë synime”, ka deklaruar Caballero.

37 vjeçari te Chelsea ishte transferuar në vitin 2017 nga Manchester City./Lajmi.net/