Pjesa e parë: City është kampion i Premier Ligës
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të fundit në Premier Ligë.
Sport
Manchester City u befasua në minutën e 27-të kur sulmuesi i Brighton, Murray shënoi për epërsinë e vendasve.
Por ‘Qytetarët u kundërpërgjigjën shumë shpejtë me Augeron (28’) dhe Laporten (38’), duke rikthyer gjithçka në favorin e tyre, përcjell lajmi.net.
Ekipi që ka të gjitha shpresat te Brighton, Liverpool është duke triumfuar ndaj Wolves në ‘Anfield’.
Deri tani vendosë goli i Sadio Mane, pas krosimi të Alexandre Arnold.
Rezultatet momentale të 45 minutëshin e parë e shpallin kampion Manchester Cityn për të dytin sezon radhazi, ndërsa ekipi i Jurgen Klopp nuk e shijon trofeun tash e 30 vite. /Lajmi.net/