Këto rezultate duhen për të pasur ‘Play-Off’ për titull në Premierligë

Nuk mbahet mend të ketë pasur një fund kaq emocionues të garës për titull në Premierligë.

Sport

12/05/2019 10:02

Manchester City, kur kanë mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar, renditet në vendin e parë me 95 pikë, me Liverpoolin një vend më poshtë me një pikë më pak, me mundësi të hapura për t’u shpallur kampion.

E gjitha që i nevojitet Liverpool në këtë xhiro, është fitorja kundër Wolves në shtëpi, dhe një barazim i mundshëm i Manchester Cityt në udhëtim te Brighton.

Në ndeshjet e xhiros së fundit mund të ndodh gjithçka, edhe pse duket pak e besueshme, titulli i Premierligës mund të vendoset në një përballje direkte mes Manchester Cityt dhe Liverpool, që njihet si përballje ‘Play Off’.

Për të pasur një ndeshje finale për titull mes Manchester Cityt dhe Liverpool, sot kemi nevojë për këto rezultate:

Brighton 4-0 Manchester City

Liverpool 4-4 Wolves

Në futboll asgjë nuk është e pamundur…/Lajmi.net/