Akil Gjakova mbetet pa medalje në Baku
Akil Gjakova ka humbur sfidën për medalje të bronztë në ‘Grand Slamin’ e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Sport
Xhudisti nga Kosova, është mundur në sfidën finale për të bronztën, nga nikoqiri Rustam Orujov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova u mposht me ippon nga Rustam Orujov, për të mbetur pa medalje në Baku.
Kujtojmë se në Baku, Kosova do të përfaqësohet edhe me Loriana Kukën, e cila garon ditën e diel./Lajmi.net/