E kërkoi Barca, Juve e PSG, por Realit iu deshën vetëm 20 minuta ta transferonte

Pak më pak se një vit më parë, Real Madrid goditi në shenjë kur konfirmuan nënshkrimin e Rodrygo Goes. Muaj më vonë pasi ata arritën marrëveshje me Vinicius Junior.

Sport

10/05/2019 20:35

Reali edhe njëherë tregoi se është përpara top-klubeve evropiane, sidomos Barcelonës.

Rodrygo ishte i qartë se dëshira e tij ishte të luante për Real Madridin. Kjo kuptohet kur ai pyetet dhe flet për Los Blancos, që zbuloi se ka qenë klub i fëmijërisë, përcjell lajmi.net.

Ai bisedoi me Juventusin, dëgjoi ofertat nga Paris Saint-Germain, megjithëse ishte Barcelona që dukej se kishte lëvizur përpara për ta bindur atë. Por një manovër e shpejtë nga Juni Calafat, i cili e kishte njohur lojtarin për tre vite, bindi Jose Carlos Peres, presidentin e Santos, që të telefonte Florentino Perezit e më pas për të arritur marrëveshje.

Florentino ishte në një dasmë kur mori thirrjen për t’u thënë për dëshirën e lojtarit për t’u bashkuar me Realin, dhe marrëveshja u arrit në më pak se 20 minuta.

Edhe vetë Santos nuk kishin dëshirë ta shesin përsëri në Barcelonë, duke pasur parasysh problemet që ende ekzistojnë pas transferimit të Neymar.

Rodrygo ishte në dijeni të interesit nga një numër i madh i klubeve, por kur erdhi Reali, gjithçka tjetër u hodh poshtë. Ai i tha agjentit të tij, Nick Arcuri, dhe marrëveshja u mbyll për 45 milionë euro. /Lajmi.net/