Yaya Toure pensionohet nga futbolli

Yaya Toure ka njoftuar tërheqjen nga futbolli dhe është gati të kryej punën e trajnerit, sipas agjentit të tij.

Sport

10/05/2019 16:32

Agjenti i Toure, Dimitri Seluk i ka thënë portalit rus Sport 25 se 35-vjeçari e ka marrë këtë vendim menjëherë pasi kontrata e tij me Olympiacos përfundoi në dhjetor.

‘’Yaya ka vendosur ta përfundojë karrierën e tij si kampion’’, tha fillimisht përfaqësuesi i tij, përcjell lajmi.net.

‘’Ai është një nga lojtarët më të mirë në Afrikë dhe ka pasur një nga karrierat më të ndritura në futbollin afrikan. Kemi biseduar shumë gjatë për këtë vendim’’, sqaroi ai.

Toure ka luajtur 316 herë për Manchester Cityn, duke shënuar 79 gola dhe duke fituar tre trofe të Premier Ligës, dy Kupa të Ligës dhe një FA Cup.

Ndër të tjera, Selcuk tha se klienti i tij shumë shpejtë do pajiset me licencën e trajnerit. /Lajmi.net/