City s’ka tifozë, por i ‘digjitalizon’ ata

Manchester City është shumë afër të kurorëzohet për vitin e dytë radhazi si kampion i Premier Ligës.

Sport

08/05/2019 09:36

‘Qytetarët’ në rast se shpallen kampion do të bëhen ekipi i dytë pas Manchester United në vitin 2009, që arrijnë ta mbrojë titullin.

Por problemi me skuadrën e Pep Guardiolës qëndron tek tifozët dhe mbështetja e tyre e pakët në ‘Etihad Stadium’, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, dikush ka menduar një zgjidhje perfekte rreth kësaj çështje.

Skuadra e Cityt ka vendosur banera digjital në stadium në mungesë të tifozëve, ide që është kritikuar ashpër nga kundërshtarët e kësaj skuadre. /Lajmi.net/