Man City parakalon Liverpoolin, Ederson barazon rekordin e Alisson
Drama për titullin e Premierligës po vazhdon edhe pas xhiros së parafundit të këtij kampionati.
Sport
Manchester City arriti që të merrte fitore mjaft të mundimshme kundër Leicester, duke fituar me rezultatin minimal, 1:0.
Me këtë ndeshje të fituar pa pësuar gol, skuadra e Pep Guardiolas parakalon Liverpoolin në tabelë, por edhe Ederson Moraes barazon rekordin me portierin e ‘Reds’, Alisson Becker.
Kjo është ndeshja e 20-të këtë edicion që braziliani e mbyll pa pësuar gol, po aq sa ka bërë edhe Alisson, përcjell lajmi.net.
Ederson është portieri i parë në historinë e Manchester City që e bën një gjë të tillë.
Gjithashtu, është hera e parë në Premierligë që nga viti 2008/09 dy portierë arrijnë të mbajnë portën të paprekur në 20 apo më shumë ndeshje.
Ishin Edwin va nder Saar (21) dhe Pepe Reina (20) që e kishin bërë këtë për herë të fundit.
Kështu, me rekordet e barazuar, gara për ‘dorezën e artë’ mund të shkojë në favor të Ederson, duke pasur parasysh se ai ka regjistruar edhe asistime këtë sezon, si dhe ka më pak gabime që kanë sjellë direkt golin e kundërshtarit, krahasuar me Alisson. /Lajmi.net/