Manchester City 1:0 Leicester City, notat e lojtarëve

Ka përfunduar edhe xhiroja e parafundit në Premierligë, me fitoren minimale të Manchester City ndaj Leicester.

Sport

06/05/2019 23:09

Ishte goli i shënuar nga Vincent Kompany, ai i cili i dha tri pikë të arta skuadrës së Pep Guardiolas, në rrugën e vështirë drejt titullit.

Në minutën e 70’ të ndeshjes, një goditje ‘bombë’ e kapitenit të ‘Citizens’ u ndal në rrjetën e Kasper Schmeichel, për të vulosur fatin e takimit, shkruan lajmi.net.

Me tri pikët e marra nga ky takim, Manchester City do të futet në xhiron e fundit si lider i tabelës, ashtu edhe siç synon ta mbyllë.

Në prag të xhiros së fundit, ‘Citizens’ numërojnë 95 pikë, një më shumë sesa Liverpool, shpresa e të cilëve është zbehur shumë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për ndeshjen e kësaj mbrëmje, sipas ‘SofaScore’. /Lajmi.net/