Ronaldo shpërthen ndaj kritikëve: Secilin vit duhet ta dëshmoj se jam i mirë

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo, duket se është mërzitur nga zërat e kritikëve.

Sport

04/05/2019 20:59

34 vjeçari ka vazhduar me koleksionimin e trofeve, duke dalë kampion në Serie A, me skuadrën e Juventus.

Edhe përkundër kësaj, kritikat për portugezin ishin të shumta, pasi në aspektin individual ai nuk tregoi shumë.

Pas kritikave, Ronaldo ka thënë se e kanë neveritur kritikat, pasi ai duhet ta provojë secilin vit që është më i miri.

“Unë nuk do ta mohojë se nganjëherë më neverit dhe është e lodhshme sepse duket sikur secilin vit më duhet ta provojë se jam shumë i mirë” ka thënë ai për ‘El Pais’, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë. Ke edhe presionin ekstra, që të provosh diçka tek njerëzit, jo vetëm tek vetja, por edhe tek familja, nëna, djali. Ata thonë: ‘Cris, duhet të fitosh nesër’” ka thënë tutje portugezi.

“Kjo të bën më aktiv. Gjithmonë duhet të stërvitesh, por pastaj vije një kohë kur bëhet neveritëse” ka thënë ndër të tjerash ylli i Juves.

Me triumfin në Serie A, Cristiano Ronaldo është bërë i pari që ka fituar titullin në Serie A, Premierligë dhe La Liga. /Lajmi.net/