Schmeichel krahason Man Utd-në e tripletës me Man Cityn aktual
Legjenda e Manchester United, Peter Schmeichel, ka bërë një krahasim interesant me Manchester Unitedit të dikurshëm dhe Manchester Cityt aktual.
Sport
Manchester City i udhëhequr nga Pep Guardiola po konsiderohet nga shumëkush si skuadra më e mirë në Evropë, pasur parasysh futbollin atraktiv që ata po luajnë dhe rekordet që po vendosin.
Mirëpo, përkundër madhështisë së kësaj skuadre, ish portieri i United, Schmeichel, mendon se skuadra e ‘djajve të kuq’ që fitoi tripletën në vitin 1999 ishte më e mirë.
Ky argument i ish portierit danez nuk mbështetet në lojën dhe arritjet e skuadrave, por në tituj e fituar.
“Nuk do të fshihem prapa asaj se ishim fantastik dhe meritonim të fitonim. Kur shikon se si fituam të tre trofetë, ishim të mirë, punuam fortë dhe e dinim çfarë do të bëjmë” ka thënë Schmeichel, transmeton lajmi.net.
“Kohë pas kohe kishim shumë fat. Arritjet tona mund të shihen në perspektiva të ndryshme. Por të shohim se si ky Manchester City nuk fiton gjithçka edhe përkundër se janë skuadër e jashtëzakonshme?”
“Të bësh pesë zëvendësime dhe të mos vërehet në lojë, kjo është e padëgjuar në futboll. Por pse nuk po fitojnë? Kurdo që kishim nevojë për fat, ne e kishim atë aty” ka thënë ndër të tjerash legjenda daneze.
Kujtojmë se asnjë skuadër angleze nuk ka arritur të fitojë ato që ka fituar skuadra e 1999 e Man United. /Lajmi.net/