Khan goditet nën brez, dorëzon duelin ndaj Crawford
Terrence Crawford ka arritur të triumfojë kundër Amir Khan, në një vendim mjaft kontraversial, pas një goditjeje nën brez.

Sport
Khan është mposhtur nga kampioni i WBO, Crawford, në një situatë mjaftë të diskutueshme, në ‘Madison Square Garden’.
Pasi preku tapetin qysh në raundin e parë, Khan pranoi një goditje nën brez në raundin e gjashtë dhe dorëzoi takimin duke thënë se ndjente shumë dhimbje, shkruan lajmi.net.
A ringside look at @terencecrawford's first-round knockdown of Amir Khan. #CrawfordKhan pic.twitter.com/pFtFUfk8us
— Top Rank Boxing (@trboxing) April 21, 2019
Kampioni në fuqi ishte superior ndaj Khan, duke thënë pas duelit se kundërshtari i tij u dorëzua, por një gjë të tillë e ka mohuar Khan, i cili ka thënë se më parë do të nokautohej sesa të dorëzohej.
Pas goditjes që iu dha nën brez, Khan pati pesë minuta në dispozicion që të rikuperohej, por as ato nuk i mjaftuan dhe në fund Crawford fitoi me nokaut teknik. /Lajmi.net/
#CrawfordKahn fight ended so trash with Amir quitting ?
Spence vs Crawford ?
Brook vs. Khanhttps://t.co/jefyYdRRdY
— OnSMASH (@OnSMASH) April 21, 2019