Liverpool fiton lehtësisht në Portugali, kalon në gjysmëfinale

Liverpool ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:4 në udhëtim te Porto.

Sport

17/04/2019 22:54

‘The Reds’ kanë arritur ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë ndaj Portos, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 6:1.

Për Liverpoolin në këtë fitore të rëndësishme shënuan Sadio Mane, Mohamed Salah, Roberti Firmino dhe mbrojtësit Virgil van Dijk.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Eder Militao, lojtari që sezonin tjetër do të vesh fanellën e Real Madrid.

Liverpool në gjysmëfinale do të takohet me Barcelonën./Lajmi.net/