Barcelona me ofertë të majme për Rashfordin
Barcelona po e kërkon me ngulm transferimin e Marcus Rashford.
Sport
Barcelona është duke tentuar që ta transferojë Marcus Rashfordin nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.
Skuadra katalonase është e gatshme që t’i paguajë 105 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit anglez, përcjell lajmi.net.
Barcelona ka dërguar disa herë skautët për ta shikuar nga afër lojën e Rashford, mirëpo Manchester United po refuzon ta shesë atë.
E ardhmja e sulmuesit anglez do të varet nga dëshira e tij, nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet në drejtim të Spanjës. /Lajmi.net/