Solskjaer ka një kërkesë ‘të vogël’ për sulmuesit e Man Utd

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, duket se ka zbuluar problemin kryesorë të skuadrës së tij.

Sport

12/04/2019 16:15

Nga fjalët e trajnerit norvegjez mund të kuptohet se është reparti ofensiv ai që po ngec në lojën  e United, pasi trajneri ka kërkuar që sulmuesit të kenë më shumë besim përpara portës kundërshtare.

Pasi ‘djajtë e kuq’ kanë humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, Solskjaer ka gjetur fajtorin e këtyre humbjeve, duke identifikuar rastet e humbura si shkakun kryesorë.

“Ne kemi pasur paraqitje të mira, por ne nuk kemi pasur kualitetin dhe besimin që duhet pasur para portës kundërshtare” ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Me numrin e rasteve të krijuara kundër Arsenal dhe Wolves, ne është dashur të fitojmë ato takime” ka thënë tutje trajneri.

“Si ish sulmues, unë e di se sa e rëndësishme është të kesh besimin para golit” ka thënë trajneri i United, duke kërkuar nga sulmuesit që të kenë besimin para golit.

United do të ketë një kalendar të vështirë, ku do të kthehet në Premierligë për ndeshjen ndaj West Ham, para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/