Ju kujtohet loja me gjarpër në Nokia 3310? Ja në cilin aplikacion mund ta luani tani

Nostalgji për lojën me gjarpër? Ky është aplikacioni që do t'ua shuajë atë.

Auto & Tek

02/04/2019 14:04

Për ta festuar ditën e gënjeshtrave, Google ka shtuar versionin e vet të lojës me gjarpër në Google Maps, transmeton lajmi.net.

Për të hyrë në lojë në aplikacion, së pari, sigurohuni që të keni versionin më të fundit të instaluar në smartfon.

Pastaj, hapni Google Maps dhe klikoni ikonën e gjarprit në këndin e sipërm të majtë. Kjo do të hapëet në Settings, ku do të gjeni një opsion të ri “Play Snake”.

Edhe nëse nuk keni të instaluar Google Maps në telefonin tuaj, ju mund të luani Snake në këtë faqe.

Sipas Google, loja me gjarpër do të jetë në dispozicion e tëra deri në fund të javës. /Lajmi.net/