Real Madrid janë gati të ofrojnë Bale për Hazard

Real Madrid janë të gatshëm që të japin maksimumin për të transferuar yllin belg, Eden Hazard.

Sport

17/03/2019 12:00

Hazard, i cili luan me Chelsea, nuk po lirohet nga skuadra e tij, edhe pse ka hezituar të nënshkruajë vazhdimin e kontratës.

Ka thuajse dy vite që flitet për një transferim të mundshëm të tijin drejt ‘Santiago Bernabeu’, dje një gjë e tillë pritet të zyrtarizohet këtë verë sipas raportimeve të fundit.

Sipas ‘The Sun’ Real Madrid pritet të ofrojnë edhe anësorin Gareth Bale, për të siguruar shërbimet e Hazard, transmeton lajmi.net.

Bale u rikthye në formacionin startues me Zidane, mirëpo nuk besohet se ai do të jetë i përfshirë në planet e francezit edhe në sezonin tjetër. /Lajmi.net/