Policia e arreston hajnin që vodhi në xhami
Muajve të fundit xhamitë në Kosovë kanë qenë cak i hajnave.
Lajme
Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një person i cili ka kryer një vjedhje në një xhami në Vushtrri.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është identifikuar përmes kamerave se ka kryer vjedhje në xhaminë e fshatit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin ditorë.
Rasti është iniciuar për ‘vjedhje e rëndë’. /Lajmi.net/